Zona & Objekte Kulturore

Keshtjella e Himares – Qyteti i vjeter i Himares, dhe kalaja (Barbakas) ne vetvehte jane nje monument i rendesishem qe ka nevoje per mbrojtje qe te mos pesoje deme të pandreqshme. Ne kete keshtjelle (kala) ekzistojne shenja te prezences se panderprere te njerezve per me shume se 3500 vjet me objekte të vecanta dhe të rëndësishme brenda saj. Këtu gjen kisha bizantine, qytezen mesjetare me ndertesa të vjetra, renoja, kalldreme dhe natyrisht muret helenistike me blloqe guresh te medhenj poligonale, trapezoidale dhe kuadratike ndertuar ne fundin e shekullit te V p.Kr.

Shen Maria Kasopitra – Kishe Bizantine e shekullit të 16-të e vendosur në anën jug-perëndimore të kalasë së Himarës. Kisha mori emrin nga ikona e Shen Marise që ishte sjelle nga kisha e Kassopitres ne Kassiopi të Korfuzit. Ikona e Shen Marise se Kassopitres konsiderohet cudiberese. Ne kohe thatesirash ikonen Himarjotet e nxirnin per litani (lutje) popullore. Populli i lutesh per te rrene shi dhe me te vertete cudia ndodhte. Dekoret në brendësi te kishes përfshijnë afreske të dëmtuara që datojnë nga e njëjta periudhe me ndërtimin dhe një ikonostas mural vertet unik .

Kisha e Episkopise – Kishe Bizantine qe gjendet brenda mureve helenistike te kalase se Himares. Ndertesa e episkopise dhe banesa e episkopit i ka themelet mbi nje ndertese te vjeter qe ne antikitet thuhet se ishte tempulli dhe faltorja e Apollonit. Këtu u gjet pllaka me mbishkrimin e lashte grek ΦΟΙΒΟΣ ΑΠΟΛΛΩΝ ΧΙΜΑΙΡΑΝ ΕΠΟΛΙΣΕΝ, d.m.th. Fivos Apollon themeloi qytetin e Himarës. Para nderteses se sotme te kesaj kishe, ne hyrjen kryesore te saj, ekziston basoreliefi prej mermeri dekorouar me dy shqiponja Bizantine dykrenare dhe dy kurora perandorake nga dy anet e saj.

Shtepia e Spiromilios– Eshte ndertese e vjeter e familjes Spiromilo qe ka luajtur nje rol me shume rendesi ne historine e Himares.

Spiro Spiromilo lindur në vitin 1864 në Himarë ishte udheheqes i saj dhe major në ushtrinë greke. Më 5 nëntor 1912, ndërsa ai ishte në Korfuz, u dha urdhëri që të zbarkonte në Himarë. Me 2.000 vullnetarë, kryesisht Himariote dhe Kretan, çliruan qytetin dhe zonën përreth. Nga fundi i luftërave ballkanike, Greqia u detyrua të tërheqë ushtrinë e saj nga Epiri i Veriut. Spiromilua më 9 shkurt

1914 nuk ekzekutoi urdhrin e tërheqjes dhe shpalli autonominë e Himares. Më vonë u zgjodh deputet në Parlamentin grek po gjithmonë me interes te vecantë për vendlindjen e tij. Doli në pension në 1926 me gradën e kolonelit. Vdiq ne Athine ne Maj 1930.

Kisha e Gjitheshenjtoreve (agioi pantes)– Kisha u ndërtua në nxitjen e Shen Kozmai nga Etolia rreth 1775 në hyrje të Kalasë se Himares ku dhe ka predikuar. Kur Shen Kosmai mbërriti në Himarë u habit qe fshati kishte mbi 150 kisha. Çdo familje ka pasur kishën e vet dhe adhurimin e bënin veç e veç. Te vjetërit thoshnin se të dielave dhe festave degjoheshin 300 këmbana në fshat. Duke dashur ti unifikoj, ai i nxiti ata për të ndërtuar një kishë për të gjithë shenjtorët, dhe i bindi të shkojne në liturgjinë ortodokse te gjithe bashke. Në vitet e komunizmit kisha u bë depo dhe pësoi shkatërrime e dëme të rënda. Sot Kisha e Gjithëshenjtorëve e rindertuar funksionon si Mitropolia e Himares.

Shkolla Akrokeravne – Shkolla greke e Himarës pranë kishës së Gjitheshenjtoreve (Agioi Pantes) është ndërtuar po ashtu në nxitjen e Shen Kosmait, rreth 1775. Pas Luftës së Dytë Botërore, regjimi komunist në Shqipëri mbylli shkollën dhe ndaloi çdo mësim apo të folurit e gjuhës greke. Pas shumë vitesh përpjekjesh, një shkollë private greke u hap më 5 Maj, 2006, pothuajse 60 vjet më vonë. Sot Shkolla Akrokeravne e Himarës është rinovuar plotësisht dhe është rikthyer në funksionim të plotë për banorët e saj etnik.

Monastiri i Athaloces – Ne plajen e malit mbi Himarën gjendet Monastiri i Shen Marise Athaloces. Athali siç i thonë ndryshe ne Himarë është një vend pelegrinazhi i Zonjes se Bekuar. Kisha është ndërtuar ne 1795 dhe pranë saj gjenden ndërtesat gjysmë te rrënuara te monastirit te vjeter. Monastiri i Shen Marise Athaloces feston Ditën e Zonjës së Madhe më 15 Gusht ku behet panairi i madh nga Himariotet. Prej këtu ka një panoramë të mrekullueshme te qytetit te Himarës. Ne Athali mund te shkohet vetem me kembe.

Monastiri i Shen Theodhorit– Midis fshatrave Lates (Ilias) dhe Dhermi në një kodër me një peizazh mahnitës nga deti gjendet Monastiri i Shen Theodhorit. Monastiri është ndërtuar shekullin e 14-të mbi faltoren e lashtë të perëndisë Dias dhe Artemisit, perëndeshës së gjuetisë, po përfundoi gati 500 vjet me vonë. Në vitin 1946 u mbyll nga regjimi komunist e me vonë u bë bazë ushtarake për sovjetikët. Tashmë rruga drejt tij është asfaltuar.

Monastiri i Shen Marise ne Dhermi-Stavridhi – Monastiri dhe kisha e Shën Marisë ndodhet ne kulmin e fshatit Dhermi. Eshte shume i bardhe dhe shquhet per arkitektoniken e tij dhe pamjen e vecante. Kisha është e tipit bazilikat me një kupolë dhe daton nga shekulli i 14-të. Afresket e saj interesante, ende ne gjendje shume te mire, ishin porositur nga Kryepeshkopi i Himarës dhe Delvinës Ioanni në 1781. Mund te shkohet vetem me kembe.

Grammata – Ne veri te Palases, në kepin me të njëjtin emër dhe ne gjirin e vogel, ne shkembejt e bregut, gjenden me shume se 1500 epigrame ne gjuhen Greke. Emri Grammata është i lidhur ne menyre të qarte me shkronjat dhe simbolet e gdhendura dhe që ne greqisht justifikon emrin "Γράμματα" te gjirit. Studimi i mbishkrimeve tregon se gjiri i qetë nuk ishte vetëm një vend i mrekullueshem shpetimi dhe strehë për detarët ne rast stuhie, por një vend i vërtetë i adhurimit, pelegrinazhit dhe vigjilencës së hyjnive shpetimptare të Dioskurve (>Διός + Κούροι), djemve të shenjte binjake të Zeusit, hyjnive mbrojtese të anijeve dhe të detareve. Mbishkrimet u takojne shekujve te fundit p.e.s. dhe në shumicën e rasteve, është përdorur formula "Εμνήσθη παρὰ τοῖς Διοσκόροις" dhe pasohet nga emra në gjinore: kjo sakteson se udhëtarët nuk vizitonin vetem rasteshist gjirin. Udhetaret ne evokimet e tyre i kerkonin ndihme Dioskureve jo vetem per veten por dhe ne emer të familjareve apo shokëve. Gji Grammata ka dhe në ishullin e Siros në Greqi qe ka marre emrin poashtu nga mbishkrimet atje. Shkohet në Grammata vetëm me ane te detit.

Epigramet Grammata – Një nga mbishkrimet e gjetura ne gjirin Grammata, dedikuar Dioskurve (>Διός + Κούροι) Dioskuri ne greqishten e vjeter do te thote "bij te Zeusit" dhe ishin Kastori dhe Polideuku, bijtë binjak të Zeusit dhe Ledes. Ishin perëndite e dritës dhe per Helenët personifikonin guximin, ndershmërin, virtytin e mirësinë. Ata ishin pajtorët e anijeve dhe detareve. Helenët i adhuronin dhe i nderonin si perëndi, shpesh duke u kërkuar ndihmë gjatë kohëve të vështira. Dioskuret duke u rritur në Spartë, në familjen mbretërore të Tindareut, ishin veçanërisht të rëndësishem për spartanët, të cilët i kishin lidhur me traditën spartane dhe mbretërimin e dyfishtë. Spartanët kur shkonin

ne lufte këndonin një hymn falenderimi Dioskurve dhe i nderonin si pajtorë. Miti thotë se dikur kishin gjetur strehim në një shpellë në afërsi të gjirit Grammata dhe atje në një tempull të vogël u adhuruan që ne antikitet. Referencat historike flasin për një shpellë adhurimi me mbishkrime të gdhendura ne gjuhen antike greke që u drejtohen Dioskurve lidhur me lundrimin e mbare dhe navigacionin.

Keshtjella e Panormit (Palermos) – Në Jug të Himarës, ne një gadishull të vogël brenda gjirit te sigurte me te njejtin emer, ndodhet keshtjella e Panormit. Nje fortese e vertet natyrale mbi te cilen eshte ngritur kalaja qe banoret vendas e quajne thjesht Kastri (Kastro-keshtjelle nga greqishtja). Kalaja besohet gabimisht të jete ndërtuar në fillim të shekullit të 19-të nga Ali Pashai i Janines. Ne te vertete është veper e projektuar nga nje arkitekt ushtarak francez, ngritur mbi rrënojat e një fortese të vjetër trekëndëshe veneciane të 1453 dhe të një manastiri qe eksiztonte atje, sipas përshkrimit të udhëtarit Anglez Lik që ka vizituar vendin. Ajo ka të njëjtin plan trekëndore, me kulla të rrumbullakëta, si fortesa veneciane e Vivarit në Vouthroto (Butrint), po e njejtes periudhe. Mbi porten e hyrjes Ali Pashai porositi dhe vendosi nje pllake guri ku ishte gdhendur ne greqishten popullore vendase nje vjershe hymnizuese e figures se tij. Sot ne gjendje ende te shkelqyer është një nga monumentet më të rëndësishme me vlera te vecanta historike e turistike te zones.

shen nikolli – Ne fillim te istmit te Palermos, ne vendin ku gadishulli lidhet me token ndodhet kisha e Shen Nikolles. Kisha është e lidhur me shume legjenda dhe histori per ndertimin e keshtjelles. Ajo u ndertua me urdhër të Ali Pashës, për të zëvendësuar atë që ndodhej ne zonen e kalase dhe ishte shkatërruar për të ndërtuar kështjellën. Ali Pashai pavarësisht nga fakti se ishte mysliman kishte një adhurim te vecante per kultet e krishtere prandaj dhe urdhëroi inxhinierin francez për të ndërtuar kishen që prishi jashtë gadishullit, ku ende qëndron sot. Nje kishe tjeter e Shen Nikolles, mbrojtesit te detareve, gjendet ne istmin e Panormes, por tashme ajo është shkateruar krejt.

Qeparoi i Vjeter (i siperm) – Lart ne mal ne një pozicion si gremine ndodhet fshati i vjeter i Qeparoit te Siperm, nje muze i vërtetë i arkitekturës se vendit, me shtepi dhe kisha të lashta e të mrekullueshme. Gjithe fshati ka pamje te bukur me arkitektonike tradicionale: te gjithe rugicat me kalldrem, monastiret dhe kishat e vjetra perbejne nje figure magjepsese. Interes te vecante paraqesin edhe epigramet ne muret e ndertesave te ndryshme te fshatit.

Kisha e Shen Dhimitrit – Ne fshatin e poshtem te Qeparoit (Kato Kiparo) ndodhet manastiri i Shen Dhimitrit, i bardhe dhe i rindertuar si dhe kisha me te njejtin emer. Monastiri eshte ndertuar ne formen me te plote rreth viteve 1730. Ikonostasi prej druri, me figura engjejsh dhe gjethe akanthi i kishes perbejne nje pasuri kulturore te fshatit dhe pjeserisht eshte grabitur prej vizitoreve trafikanteve ilegale po edhe "ruajtesve te monumenteve kulturore".

Keshtjella e Sopotos – Afer fshatit Borsh, ne majen e kodres, gjenden germadhat e keshtjelles Bizantine te Sopotos. Keshtjella mori emrin nga kodra në të cilën ajo ndodhet (Sopot do të thotë vend me burime, me ujra). Në antikitet rajoni quhej Meandria. Akropoli i Meandrise antike u ndërtua rreth fillimit te shek. III p.e.s me mure te stilit trapezoidal mbi bazen e se ciles është ngritur kalaja mesjetare, ku dhe ka mar emrin e tashëm. Në kodër, gërmimet sollën në dritë gjetje nga qyteti antik, fortifikime të shek të IV, kompleks banesash dhe nekropolin e lashtë me varre te thjeshta dhe monumentale me qemer cilindrik si dhe qeramika të

shumta, amfora, kandila, skyfosa, lekyte, etj...Midis objekteve me interesante që u zbuluan nga germimet ishte nje mozaik shumengjyresh, nje symbol rrufeje prej hekuri, dy gjethe ulliri prej floriri dhe disa objekte zbukurimi grash prej bronzi. Gjetjet arkeologjike ne kodren e Sopotit datohen reth viteve 280-275 p.e.s. Rruga per të vajtur ne Keshtjellen e Sopotos është e veshtire dhe shkohet vetem ne këmbë.