Vendndodhja

Esperia Restaurant është i vendosur në këndin më të bukur të portit të Himarës, pranë skelës piktoreske ku ndodhen anijet e peshkimit. I izoluar nga zhurma e qytetit në sezonin e verës ju ofron një atmosferë ideale për rilaksim e për të shijuar ushqimin tuaj nën puhinë freskuese të detit. Me një shumëllojshmëri delikatesash, fruta deti, peshq te fresket dhe një listë të gjerë verërash, ju mirëpresim për drekë ose darkë në verandën e hapur të restorantit me një pamje mbresëlënëse mbi det.