Siguria Ushqimore

Standartet e sigurisë ushqimore, higjiena dhe pastërtia e kuzhinës dhe e të gjitha zonave rrethuese janë të një rëndësie parësore për ne dhe një nga vlerat tona thelbësore. Për këtë arsye, ne jemi vazhdimisht ne vigjilencë maksimale pergjatë gjithë zinxhirit ushqimor duke filluar nga prodhimi primar, te zgjedhja e lëndëve të para, në të gjitha fazat e përgatitjes së ushqimit deri në dispozicionin përfundimtar tek ju. Me miratimin e standarteve të sigurisë dhe zbatimit të praktikave të mira të higjienës nga të gjithë anëtarët e stafit tonë, ne garantojme sigurinë e produkteve tona dhe cilësine e shkëlqyer në të gjitha nivelet, duke eliminuar çdo rrezik potencial të kontaminimit të ushqimit.

Siguria ushqimore është prioriteti ynë kryesor në përgatitjen e ushqimeve dhe një nga elementet më të rëndësishme për një experience positive e cilësore te konsumatoreve. Përmbushja dhe respektimi i këtyre standarteve është pa dyshim ajo që përcjell pasionin tonë për cilësi maksimale dhe dicka që ne nuk e rrezikojmë kurrë. Kjo është mënyra se si ne punojmë dhe do të punojmë gjithmonë në të ardhmen.