Plazhet & Malet

plazhet

Himara shquhet për plazhet e saj shumë të bukur, shumica me zallë por edhe me rërë. Spilea, plazhi qëndror i Himarës, me shumë vizitorë në behar, më tutje Prinos, Potami, Filikuri, më në Jug Llamana, Qeparo, Borshi, brigjet e Piqernit (Buneci), Lukovës dhe Kakomesë në Nivicë (por me rruge te keqe). Poshtë kalasë së Himarës Livadhi dhe ne veri Jali, Fusha, Zisos, Gjipea, Karkaniqi, Jaliskari, në Dhërmi, Palasa, Dhraleo, Perivolo, dhe Gramata. Në shumë vënde në brigjet e Himarës, uji është shumë i ftohtë, per shkak të ujrave nëntoksore. Po të largohesh disa dhjetra metra nga keto pika temperatura e detit merr vlerat fíziologjike. Në muajt e verës, ofrohen varka të shpejta për të bëre xhiro ne brigjet që ndodhen afër Spilese. Shumica e plazheve ofron mundësinë të marrësh me qera çadra dielli, shezlong, motora uji, etj.... Përgjatë bregdetit ka beach bars, kafe e restorante të shumta që mund të uleni për të ngrënë apo për të pire pranë bregut të detit.

Alpinizm – Ecje me kembe – kacavarje

Akrokeravnet e Himarës janë të përshtatëshme për alpinizm, kacavarje, dhe ecje me kembe. Majat e Çikës (2054 μ.), Avgosë, Messimerit, e.t.j. i tërheqin alpinistët per ti zaptuar. Ndër pikat më të përmendura është Llogaraja e cila ofron mundësi të shumta natyrore për të praktikuar aktivitete si paragliding, treking, hiking, bicikleta malore, etj... Ekzistojnë rrugë të përshtatëshme për fillestarët dhe të tjera për alpinistët me përvojë të veçantë.