Monumente Natyrore

Shpella e Pirateve - Shpella e Piratëve eshte një shpellë karstike natyrore e bëre e famshme nga libri i Petro Markos dhe më pas nga filmi me të njëjtin titull. Gjendet në kodrinën ku është Manastiri i Shën Theodhorit. Vendosur në shkëmbej thikë, në një det shumë të thellë që merr "ngjyrën e verës", shpella ruan vlera të rëndësishme turistike, që të sjellin në kohrat e Mesjetes. Sipas legjendës, shpella dikur ishte strehë e piratëve dhe anijeve. Mund të arrihet nga deti dhe nga toka.

Shpella e Plazhit - Në veri të Himarës, anës detit në nje plazh mes Jalit dhe Gjipesë, është një shpellë tjetër e jashtëzakonshme në të cilen mund te hysh vetem nga deti. Mjedisi është i mahnitshëm dhe plazhi ideal për të notuar i vetëm. Kjo shpellë interesante sipas legjendave besohet se dikur ka qënë strehë për piratët, si dhe udhëtarët që në antikitet. Mund të shkohet vetëm nga ana e detit.

Shpella e Spilese – Spilea - Shpella e Spilese (greqisht Σπήλαια, Spile domethënë Shpellë), miti vendos këtu shpellën e famshme të Kiklopit Polifemi në Odisea të Homerit. Kjo është më e madhja nga një seri shpellash dhe justifikon shkëlqyeshëm emrin e gjirit homonim dhe zonën në qendër të qytetit te Himares.

Shpellat janë të vendosura në bazë të një shkëmbi të ulët 100 metra nga vija e sotme bregdetare e Spilesë. Shpella shtrihet në një thellësi prej më shumë se 30 m me një hyrje të parregullt reth 8 m të gjerë dhe 7 m të lartë, 3,6 m mbi nivelin e detit. Shpella është formuar si rezultat i proceseve karstike. Shtretërit gëlqeror që kanë formuar muret e shpellës janë të deformuar tektonikisht, dhe ka një çarje të madhe në tavan. Në brendësi ekzistojnë disa stalaktite të zhvilluara mirë.

Hulumtimet në shpellë zbuluan prova të stratifikuara të aktivitetit prehistorik që daton nga mesi i Holocenit, po depozitat e akumuluara brenda shpellës mund të jenë shpëlarë nga rritja e nivelit te detit në kulmin e periudhës së nxehtë. Arkeologët shprehin keqardhjen e tyre pasi provat e eksploatimit në ultësirën bregdetare të periudhës së Paleolitit të Epërme në shpellën e Spilese mund të kenë humbur.

Një rend kryesisht i pathyer i depozitave dhe ekzaminimit sedimentologikal në brendësi dokumentojnë veprimtari prehistorike të njeriut nga Periudha Mesolitike, 8.000 p.e.s. Zonat përreth shpellave ishin po ashtu të banuara gjatë kësaj periudhe, e cila është evidentuar nga qeramikat e gjendura dhe varret. Përdorimi i shpellës ishte i vazhdueshëm në të gjitha periudhat prehistorike dhe historike me më shumë aktivitet intensiv njerëzor nga Epoka e Bronzit të Hershëm. Shpella ishte e banuar edhe në Epokën e Hekurit, gjatë periudhës historike, Helenistike, Romake, madje edhe deri në Mesjetë. Gjetjet nga të gjitha këto periudha janë unike. Ato që dallojnë janë mikrolitet dhe veglat e shumta të strallit, ashklat, tehet, veglat gërmuese, etj.. Qeramika e Epokës së Bronzit në Himarë tregojnë një epërsi të pëlhurave lokale po edhe ndikimet dhe ngjashmërinë me qeramikën Dodonase. U gjet një numër i madh i qeramikës Helenistike me cilësi të lartë që daton në shekullin e V para Krishtit, duke përfshirë amfore, skyfosa, lekyte, dhe enë të tjera kryesisht Korintike me vërnik të zi (vernice Nera).

Kanioni i Gjipese - Kanioni i Gjipesë, një monument i mahnitshëm, i vizituar nga mijera të apasionuar të natyrës dhe sporteve ekstreme, ndodhet në pjesën e poshtme të përroit Gjipe, midis Vunoit dhe Iliasit. Kanioni fillon në ujvarën Petasma, ka gjatësi 4 km, 75m lartësi maksimale dhe 10-20m gjerësi. Në shtegun e ngushtë të kanionit spektakolar mund të bëni kacavarje, kanioning dhe ngjitje shkëmbore. Shumë tifozë të sporteve përdorin këtë kanion për të ushtruar sportin e tyre të preferuar, dhe për të përjetuar emocione të forta. Plazhi i virgjer i Gjipesë ndodhet fare afër dhe dallohet për rërën e imët dhe të pastër, shpellat e vogla dhe bregdetin shkëmbor te saj. Mund të arrihet përmës dëtit dhe rrugës së ndërtuar vonë përmës Monastirit të Shën Theodhorit.

Shpella e Grammes - Grammata - Gjiri Grammata në veri të Dhërmiut dhe shpella me të njëjtin emër nga pikepamja historike është një domosdoshmëri për turistët kulturor. Mbishkrimet antike në muret e shumta të gjirit përfaqësojnë një muze të vërtetë natyror. Shpella që në lashtësi sherbente si tempull i Dioskureve në muret shkëmbore të së cilës dallohen shume mbishkrime dedikuar te ata. Lokacioni i qetë dhe i izoluar, bluja e thellë e ujit, brigjet shkëmbore dhe shpellat e shumta nënujore të zonës e bëjnë atë një nga vendet më tërheqëse për zhytësit dhe dashamirësit e detit.

Shpella e Porto Palermos - Shpella e Porto Palermos është e vendosur në afërsi të ish bazës së Nëndetëseve që është ende nën patronazhin e ushtrisë. Kjo gjithashtu është një shpellë karstike e krijuar nga aktiviteti gëlqerorë dhe gjatësia e saj është vetëm disa metra nga çdo drejtim. Hyrja është e dëmtuar rëndë dhe nuk ka pasur gërmime formale ose hulumtime të historisë së saj. Shquhet kryesisht për vlerat e saj skenike dhe turistike si dhe plazhet idilike përreth. Eshtë gjithashtu një destinacion shumë interesant për eksplorim dhe zhytje.