Miresevini ne Himare

Të dashur lexues!

Ju mirëprësim në Bashkinë e Himarës Ju mirëpresim këtu ku ngjyra jeshile e ullishteve të pafund bashkohet në harmoni të plotë me ngjyrën blu transparente të detit Jon dhe qiellin e kaltër. Këtu ku mikpritja dhe krenaria është e njohur për banorët vendas tre mijë vjet më parë, siç kanë shkruajtur shumë historianë të vjetër si Homeri, Plini, Straboni, Thuqidhidhi etj. Vendin që kanë vizituar shumë studjues të huaj nga kureshtja që u ka ngjallur si Lord Bajroni, Uilliam Lik, Rene Pyo etj.

Bashkia e Himarës ka 11.037 banorë, një popullsi kompakte ku mbi 85% të saj ka si gjuhë amtare greqishten. Eshtë bashki rurale pa studim urban. Vendosja e shtëpive të vjetra është në bazë te trashëgimisë popullore.

Vizitori me të mbëritur në Himarë nuk ndjeheti huaj nga vendosit por do të pritet sikur të ishin njohur që më parë. Do ti krijohet mundësia, përkrah lokaleve ku do të shijoje kulturën e gatimit vendas të gërjshetuar me gatimin europian, të shijojë dhe detin me plazhet e pastërt si dhe diellin e fortë deri ne perëndim (ILIOVASILEMA), veçori këto të natyres ku vetëm Himara mund tjua ofrojë.

Pushuetiti krijohet mundësia të vizitojë fshatrat pi ktoreske, shprehje e trashëgimisë popullore arkitektonike te bregut, ku gjate vitit mund të marrë pjesë në shumë festa tradicionale që organizohen nga popullsia vendase. Gjithashtu pushuesiti krijohet mundësia te vizitojë kisha të periudhes Bizantine dhe manastiret të lashtësisë.

Vizitorë!

Besojmë se do të ngeleni të kënaqur nga pushimet në Himarë për të gjitha sa u ofrojmë dhe thamë më sipër. Ju uroj mireseardhjen dhe pushime të mbara në të ghithë bregdetin si dhe në Bashkinë e Himarës

Kryetari i Bashkisë Himarë
Guide Turistike i Himarës