Kuzhina jone

Kur deti dhe kripësira rrjedh ne venat tona dhe elementi i detit është një pjesë integrale e vetes sonë, atëherë kuzhina jonë mund të kishte vetëm profumin dhe thesaret e tij, të gjitha ato që aq bujarisht na ofron...

Nxitur nga dashuria e pasioni ynë për detin, ju prezantojmë një përzgjedhje delikatesash të preferura nga kuzhina greke dhe mesdhetare, me përbërësit me të freskët e të pastër lokal, në një nderthurje harmonike të shijes dhe imagjinatës.

Peshku i freskët dhe frutat e detit mbushur plot me jod dhe kripësirën e Jonit...ciftezohen përkryer me vajin e ullirit ekstra të virgjër dhe me perimet dhe erëzat e freskëta plot me aromë nga kopshti jonë.

Përvoja unike vazhdon me një koreografi të mrekullueshme pjatash si antipasta të përgatitura me shumë fantazi e në mënyra të ndryshme, sallata imagjinative, supa dhe rizoto super të shijshme, pasta të gatuara në cast, pica të pjekura në furre druri dhe një shumëllojshmëri pjatash autentike që do të impresionojnë dhe stimulojnë qiellzën tuaj në mënyra të reja.

Aromat që mund të përcjell në gotën tuaj një verë cilësore përzgjedhur nga një gamë e gjerë etiketash është mënyra më e mirë për të shoqëruar e plotësuar shijet tona të rafinuara.

Ju mirepresim të shijoni një drekë apo darkë vërtetë fantastike në një atmosferë elegante me pamje te mrekullueshme nga deti.