Komuniteti

Pak fjale per Komunitetin tone

Krahina e Himarës, me qëndër qytezën e Himarës në brigjet e detit Jon, historikisht fillon nga fshati Nivicë në Jug dhe mbaron në qafën e Llogarait në Veri. Nga njera anë kaltërsia e detit Jon me një vazhdimsi të alternueshme gadishujsh, kepesh dhe gjiresh nga të cilët disa janë shumë të mbrojtur si i Panormit dhe të tjerë, me brigje te bukur e shtrirje të madhe dhe nga ana tjetër rrjeshti malor i Akroqeravneve me majat e larta te Çikës, Avgose, Mesimerit etj e bëjne pamjen e kësaj krahine të mahnitëshme. Në këtë ryp toke midis majave te maleve dhe detit shtrihet Himara e bukur dhe historike me shtëpit e vjetra prej guri të fshatrave të saj, me kishat Bizantine dhe manastiret e saj, me keshtjellat dhe me monumentet e tjera të lashtësisë, por edhe himarjotët, banorët e saj mikpritës, krenarë dhe të pa nënshtrueshëm.

Qyteti i Himarës është kryeqëndra e krahinës së Himarës që shtrihet në banesat brënda kështjellës (Kastro), në Himarën e vjetër (Palaia Himara) me monumentet e saj të lashta dhe arkitekturën e saj të veçantë, në Spile me plazhin e saj që është qëndra e sotme ekonomike dhe historike, në Potamin me plazhin e mrekullueshëm dhe me hotelet e reja, në Livadhin me detin e bukur, në Zamari, Mihail, në Stefanel. Këtu mund të shihni shumë monumente dhe tempuj të lashtë, midis tyre edhe kishën e Gjithë Shenjtorëve, ku ka predikuar Shën Kozmai. Himara ka edhe ndërtesa të ndryshme madhështore, që tregojn origjinën e saj fisnike. Ndër këto përmendim Kullën e famshme të Spiromilos (pirgun) ku nga ballkoni i tij pamja mbi luginën dhe detin Jon është panoramike, si dhe ngrehinën madhështore të familjes Qirici rrethuar nga plepat e vjetër shekullorë, të Gjeneralit Ilia Zoto, dhe shumë të tjera.

Himara është e mbuluar rreth e qark me kodra, të cilat janë te mbuluara me ullishte dhe pemë të ndryshme frutore ku shfaqin një pamje të mrekullueshme. Me vegjetacion tipik mesdhetar konsiderohet vendlindja e kultivimit të ullirit dhe agrumeve - ka mijëra portokalle, mandarina dhe limona - dhe çdo gjë është hartuar me shume kujdes dhe dashuri për tokën.

Një pasuri e madhe për Himaren është dhe plazhi i famshëm i Spilese, i cili shtrihet me ujërat e qeta dhe të pastra si xham blu qe takohen me rërën e verdhë, e cila me aromën e portokalleve dhe pemëve frutore të tjera ringjallin njeriun dhe e bëjnë të ndihet përgjithmonë i ri. Spileja aktualisht konsiderohet si vëndi më i përshtatshëm për pushime, për klimën e thatë dhe ranore të saj si dhe përbërjen e hoteleve të reja që u ofrojnë vizitorëve të tyre çdo komoditet modern.

Në distancë të shkurtër nga Spilea hasim një rrip bregdetar të bukur me rërë, Llamanin, i cili në antikitet kishte nje Asklipion të vogël (tempull terapie), ku vinin kryesisht të prekurit e sëmundjeve reumatike nga rajoni. Kjo Asklipio e vogël, ku u shëruan mijëra pacientë, ruhej ende deri në Mesjetë. Sapo del në Qafën e Lerës para udhëtarit shpaloset një pamje magjike: deti i kaltër mes te cilit janë zhytur dy gadishuj, ai i Panormit mjaft i madh dhe i Palermos më i vogël të cilët përfshijnë midis tyre një hapesirë deti dhe xhepa të qetë natyrore për ankorimin e anijeve që në kohët e lashta. Kjo u provua gjatë punimeve të portit të Palermos ku u gjetën amfora dhe qeramika greke të lashtesisë po edhe një anije antike të shek VI p.Kr. qe u gjet në expeditat nënujore te viteve të fundit.

Vetë emri Panormo (Πάνορμος) jep krejt përmbajtjen e fjalës që në greqisht dmth liman natyror ku mund të hedhin spirancën dhe të strehoen anijet që i zë furtuna. Mali perballë me gjelbërimin e përhershëm të shkureve me aromën që pranverës mplekset me erën e jodit dhe të leshterikëve të detit dhe ndokush pa frikë mund të thotë se të tille aromë duhet të kishte pija amprosio që pinin perëndite në Olimp. Në ditët e sotme janë ndërtuar bankina për ankorim në Palermo dhe në Armeridhë. Në ketë të fundit ka një hapësirë plazhi ku derdhen dhe ujëra të ëmbela sic e thotë dhe emri. Almeridha (domethëne burim i ujrave të embela në greqisht- αλμυρά).

Të dy gadishujt duket se në epoka të largeta gjeologjike kanë pësuar shëmbje tektonike duke u bërë të pa arritëshme nga pjesa perëndimore e detit. Lartësia e humnerave në Panorme arrin gjer në 115 m. Kjo ka favorizuar ndërtimin e kalave të mbrojtura mirë nga sulmet e piratëve. Panormos, sipas autorëve antike, përmëndet ndër limanet më të rëndësishme në brigjet e Kaonisë - Himarës së lashtë (Χαονία) dhe arkelogjia ende nuk e ka thënë fjalën e vet të fundit për qytetin antik dhe kështjellen që duhet të ketë egzistuar në këtë gadishull.

Pak më larg se kështjella, dhe pikërisht në Përroin e Dafinës, ku ndodhet një fik, dikur ka kalur dhe Patro Kosmai i cili ka profetizuar se aty do të mbytej një njeri i mirë. Më vonë ai u quajt fiku i Polimerit. Pikërisht mbanë fikut të Polimerit një gji shumë i vogël, aty ku përfundon Përroi i Dafinës është si një sere e ngrohtë i desheruar mjaft prej plazhistëve. Në këtë hapësire të mbushur me legjenda dhe histori pushuesit dhe amatorët e ujit do të gjejnë parajsen e tyre, biologët dhe natyralistët laboratorin e tyre dhe sportistët mund ti bien pash më pash brigjeve të shkëmbta kur deti është i qetë ose të sodisin shkumën e qumësht të valeve që ngjyros me penelin e saj të shpejtë brigjet e thepisura.

Guide Touristike i Himarës