Historia jone

Historia jonë fillon diku nga mesi i vitit 1996, në një ambient të vogël me pak tavolina dhe menu rudimentare. Në mënyrë disi primitive po me shume ngrohtësi e perzemërsi funksionoi deri në fund të vitit '99. Në fillim te vitit 2000, tek hapesira ngjitur lokalit nisi ndërtimi i godines që sot strehon restorantin, por mbeti e papërfunduar, kur iniciatori dhe realizuesi i projektit, babai ynë, vdiq papritmas. Me një pauze dy vjeçare, dhe pas shume përpjekjeve restorant i ri, tashme Esperia, hapi dyert e tij në qershor te 2004.

Emri Esperia u zgjodh për pozicionin natyral te restorantit në kodrën perëndimore te Spilese, por edhe për simbolizemet e shumta qe ka per ne. Esperia (Greqisht: Εσπερία), dmth atje ku perëndon dielli. Esperia ishte emri i nje prej Hesperideve, nimfeve te perëndimit të diellit, po dhe femërorja e Esperos, yllit te mbremjes. Në mitologjinë greke, Esperos ishte personifikimi i yllit të ndritshem që del mbrëmjeve. Konsiderohej djali po dhe vëllai i Atlasit. Esperos ishte i pari qe u ngjit në malin Atlas, për të vëzhguar nga afër yjet. Por atje e rrembeu një stuhi dhe Esperos u zhduk pa lene gjurmë. Ata njerëz që e donin, për shkak të mirësisë së tij, imagjinuan se ai ishte shndërruar në yll. Esperos tek Iliada karakterizohet me epitetin "kalistos", dmth ylli më i bukur i gjithe yjeve në qiell, ndërsa tek Odisea me epitetin "faantatos", dmth ylli më i ndritshëm.

Udhëtimi drejt ndritshmërise sonë gastronomike vazhdon me nje ritëm të pandërprere dhe pa u pakësuar gëzimi gjatë gjithe këtyre viteve. Ne ende mësojmë, krijojmë, shijojmë …ende kërkojmë, zbulojmë, perparojmë… Të gjithë së bashku vazhdojmë si një rend natyror të punës dhe vizionit të atit tonë, yllit te ndritshëm së jetës sonë që humbi kështu papritmas nga jeta.

"Çmimet dhe lavdia e prindërve janë një thesar i paçmuar për fëmijët." Platoni