Historia

Himara, Chimera e lashtë, ishte një nga qytetet më të rëndësishme të Haonisë. Haonia sipas Strabonit shtrihej mes maleve Ceraunian në veri dhe nga ana jugore mbrinte deri te lumi i Kallamasë (Thyamis). Qytete të tjera te Haonisë së lashtë ishin Οriko, Palesti, Meandria, Finiqi, Butrinti e.t.j. Emri Himarë rrjedh nga bisha mithologjike që u vra nga Velerefonti. Sipas mitologjisë greke ishte një krijesë monstruoze qe përbëhej nga tre kafshe - një luan, një gjarpër dhe një dhi. Më vonë emri u ndryshua nga Himera në Himarë. Në fund të viteve bizantine emri i saj u shkrojt (Χειμάρρα) mbasi u konsiderua gabimisht se etimologjia e emërit vjen nga fjala perroi greqisht χείμαρρος. Prandaj të dy mënyrat e shkrimit të Himarës (Χιμάρα dhe Χειμάρρα) duhet të kosiderohen të sakta.

Shkrimi korrekt në Anglisht apo në shumicën e gjuhëve latine është Chimara dhe jo Himara. Emri siç kemi përmendur edhe më herët rrjedh nga Chimaera (gjithashtu edhe Chimera ose Chimæra, greqisht: Χίμαιρα). Referenca të shumta historike dhe harta të lashta evidentojnë përkryer këtë version dhe tregojnë emrin Chimara ose Chimera me CH dhe jo me H.

Në Himarën e lashtë, në kështjellën gjënden elemente arkitektonike të lashtësisë që vërtetojnë se jeta e tyre është 3000 vjecare. Në disa pika, pjesa e poshtëme dhe më e vjetër e mureve përbëhet nga gurë gjigandë të përpunuar me kujdes të veçantë në formë katërkëndëshe dhe që i takojnë mijëvjecarit të dytë para Krishtit. Ndërsa muret e kishës episkopale gjënden të ndërtuara mbi gërmadhat e faltores së Apolonit, ku është gjetur pllaka me mbishkrimin e lashte grek ΦΟΙΒΟΣ ΑΠΟΛΛΩΝ ΧΙΜΑΙΡΑΝ ΕΠΟΛΙΣΕΝ, d.m.th. Fivos Apollon themeloi qytetin e Himarës. Siç shkruan Thuqidhidhi Haonet ishin popull pa mbret dhe qeveriseshin nga dy arhondët që zgjidheshin cdo vit dhe që kishin prejardhje nga fisi i lashtë mbëtëror por që privilegjet e tij ishin kufizuar.

Gjatë luftës mesinike në shekullin e 7të para krishtit në Himarë erdhen Spartanë gjë që shënon fillimin e një lidhjeje farefisore midis këtyre dy krahinave. Me këtë lidhje do ndeshemi shpesh gjate rrjedhjes së historisë, gjë që ka krijuar një traditë të origjinës së perbashkët si dhe shume karakteristika të përbashkëta midis tyre. Veç kesaj popujt e këtyre dy krahinave kanë origjinë më të lashtë të përbashkët Dorike. Shumë elemente të gjuhes së lashtë Dorike, rruhen akoma në dialektin vendor të Himarës.

Haonia, në shekullin e 5të p. Kr. morri pjesë në luftën e Peloponezit në anë të Spartanëve, ashtu si edhe gjithe Epiri me përjashtim të Amvrakisë. Në atë kohë Haonet, të udhëhequr nga arhondët e tyre Fotios dhe Nikanoras luftuan kundër Akarnanëve. Këtë luftë e humbën Haonët dhe që në këtë moment fillon rrënja e influencës së Haonisë dhe ngjitja e Mollosëve si forcë udheheqëse në Epir. Më vonë në kohën e mbretërimit të Mbretit të Mollosëve Neoptolemit u krijua federata e Epirotasve qe udhehqej nga tre strategë nga të cilët njeri ishte Haon.

Me 1473, Himarjotët me udheheqës Vllasin, sulmojnë Turqit dhe me ndihmën e Venedikasve zaptuan kështjellën e Sopotos dhe çliruan zonën që nga Vlora në Sajadhë. Por të tradhëtuar nga Venedikasit, bënë armpushim të veçantë (pa Venedikasit) me Turqit. Më 1481 bënë kryengritje kundër turqëve nën udhëheqjen e Korkodhillos Klladhas dhe djalit të Skëndërbeut Ioanni Gjon Kastriotit.

Romaket zbarkuan dhe zaptuan Epirin dhe hakmarja e tyre per fitoret e mbretit Pirro eshte e temershme. Shkateruan shumicen e qyteteve te Epirit dhe shume Epirotas u shiten si skllave. Me vone Epiri u shkaterua me teper nga sulmet barbare te Goteve, Huneve, Ostrogoteve dhe Sllaveve. Ne vitet Bizantine, Iustiniani rinderton dhe perforcon keshtjellen e Himares. Ne kete kohe krijohet ne Himare qendre episkopale, por sulmet dhe shkaterimet vazhduan nga Saracenet, Bullgaret, Kryqeratet dhe Turqit.

Me 1403 mbreti i Napolit Karli zbarkon në brigjet e Himarës dhe shtyn shqipfolesit në drejtim të veriut. Disa vite më vonë të udhëhequr nga Jorgji Stresi, mik personal i Jorgji Kastriotit, përpiqen të ndalojnë zaptimin e Epirit nga Otomanët. Mbas zaptimit të Krujës nga Turqit, e vetmja krahinë e lirë në gjithë Epirin mbetet Himara e vetqeverisur nën mbrotjen e Republikës Veneciane.

Himara si i vetmi rajon që nuk iu nënshtrua sundimit otoman u bë simbol i rezistencës dhe i kryengritjeve. Ne gjendje thuajse të vazhdueshme lufte gjatë gjithë periudhës osmane, Himara ishte për Epirin e Veriut ajo që ishte Souli per atë të Jugut. Shohim se lëvizjet ishin të vazhdueshme po gjithmone mundte Turkun çdo herë që ai u përpoq t'i qasej maleve të saj të pathyeshme e te pamposhtura.

Me ndihmën e nbretit të Napolit u çliruan dhe të udhëhequr nga Ioanni Kastrioti fituan pavarsinë duke i paguar komandatit Turk të Vlorës një taksë nënshtrimi. Dhjetë vjet zgjati kjo pavarsi deri sa i u nënshtrua ushtrise së Sultan Bajazitit. Në këtë kohë fillon islamizimi i një pjese të fshatrave. Njeri nga të islamizuarit nga Palasa, ariti në ofiqin e Pashait të Vlorës me emrin Liaz Pasha. U përgjithesuan përpjekjet për islamizimin e Himarjotëve por pa sukses. Sulltani Otoman Sulejmani i Madhërishëm personalisht udhehoqi një ekspeditë në 1537 drejt Himares, shkatërroi shumë fshatra përreth, por nuk arriti të mposht zonën. Himarjotët rezistojnë dhe mbrijtën të bejnë kompromis me Turqit duke njohur nënshtrimin, por duke mbajtur nje seri privilegjesh të vecanta. Tridhjet e tre fshatra të Himares me ndergjegje kombëtare Greke krijuan Konfederatën Autonome të Qeravnëve (Αυτόνομη Συμπολιτεία), të vetqeverisur, të zhveshur nga çdo lloj takse dhe të përjashtuar nga thirja nën armë nga ana e Turqëve.

Keto privilegje Himara i mbajti me shekuj. Me sistem vendor të drejtesisë, me të drejtën të lundrojnë nën flamurin e vet dhe mbajtjes së armëve në gjithë Epirin Himarjotet ruajten dhe forcuan frymën e tyre të pavarur e të papërkulur dhe aftësite ushtarake që ne të gjithë admirojmë sot. Me gjithë këto privilegje dhe autonominë esenciale që fitoi, Himara vazhdoi të luftojë kundër Turqëve gjatë gjithë kohës së sundimit Turk. Nuk ekziston asnjë kryengritje ose luftë që Himara të mos ketë pranuar të marri pjesë. Lufta e Himarjotëve fiton përmasa mitike në të gjithë gadishullin grek pasi ata jo vetëm luftonin për vendin e tyre, por u dërgonin përforcime edhe venedikasve.

Himara ishte e para që revolton kur forcat spanjolle të Napolit dhe Genoas bëjnë fushatë në 1532 në Peloponez. Në betejën e famshme të Lepantit (1571) Himariotët u ofrojn shërbime të mëdha aleatëve të tyre të krishterë dhe krijojnë lidhje më të ngushta me mbretëritë italiane, sidomos të Napolit dhe përforcojnë pozicionin e saj me Republikën Venedikase. Ata u premtuan Venedikasve transferimin e besnikërisë fetare, për aq kohë sa ata do të ruanin zakonet e tyre liturgjike orthodhokse në greqisht pasi shumica e popullsisë ishte greke dhe nuk e kuptonte gjuhën franke. Nën mbrojtjen e venedikasve ata arritën të hapin shkollat e tyre të para në gjuhën greke në vitin 1627.

Me 1821 shpertheu kryengritja e madhe Greke dhe Himarjotët janë kudo, në radhët e para të saj: Athanasios Himarjotis me Ipsilantin në Moldavi, Spiro Spiromilua në Valto, Mesollongji, po dhe Himarjotë të tjerë si Dhimitriu, Harisis, Nestos, Zaxos, Dhimas, Gorecis, e.t.j. u shquan në këtë luftë. Në shtetin e ri Grek dhe në luftën kundër Autokracisë Bavareze Spiromilua ishte i pranishëm, komandant i Akademisë Ushtarake në 1843 së bashku me Kallergin dhe Makrijannin udheheq Revolucionin historik që imponoi organizimin kushtetues të shtetit.

Më 5 Nentor 1912, Majori Himarjot Spiro Spiromilos, në krye të 2000 vullnetarëve Himarjotë dhe të 500 Kretasve, zbarkon në Himarë dhe e cliron. Mbas disa ditësh çlirohen te gjithë fshatrat.

Më 9 shkurt 1914 Himarjotët kundërshtuan planet e fuqive të mëdha për ti përfshire brënda kufijve të shtetit Shqiptar. Deri në vitin 1921 Himara gjëndet në disa stade: autonome, me komandë Greke, e zaptuar nga forcat ushtarake Italiane dhe përsëri autonome. Në 1927 nënshkrua Protokolli i Himares mes krahines dhe shtetit shqiptar duke i njohur privilegjet e veta.

Mirëpo, 3 vjet më vonë, në 1930 shteti shqiptar shkel marrëveshjen dhe mbyll shkollat greke. Pas 7 vitesh luftimesh dhe perpjekesh arritën të rihapen shkollat greke në Himarë në vitin 1937. Gjatë luftës Italo Greke 1940-41 në krahinën e Himarës u zhvilluan shumë beteja. Më 22 Dhjetor 1940 ushtria Greke hyn në Himarë dhe banorët e pritën me entusiazmë dhe në menyrë festive.

Më Dhjetor 1945, 99 per qind të Himarjotëve nuk pranuan të marrin pjesë në zgjedhjet për të ligjëruar regjimin e Enver Hoxhës. Hakmarrja e diktatorit ishte shumë e hidhur. Atëhere u arestuan shumë Himarjotë dhe rreth 200 burra u dënuan me 101 vjet burg. Shumë Himarjotë të tjerë u internuan në pjesë të ndryshme të Shqipërisë së Mesme. Njeriu kryesor i kësaj levizjeje Andreas Dhimas u varos i gjallë. Ky regjim mbyll përsëri shkollat Greke dhe shkollën e Akroqeravneve dhe u heq Himarjotëve çdo të drejtë minoritare. Me gjithë ndalimin e gjuhës greke dhe besimit të tyre të krishterë në dyzet e pesë vjetet e diktaturës që pasuan, besimi dhe identiteti i tyre nuk humbi.

Guide Touristike i Himarës