Filozofia Jone

  • Triumfi i Thjeshtesise!

    Filozofia e kuzhinës sonë është e bazuar në freskinë e ingredienteve dhe thjeshtësine. Kreativiteti yne mbështetet ne cilësinë e përbërësve dhe jo në kompleksitetin e përgatitjes. Respektimi i plotë i lëndëve të para duke nxjerre në pah freskinë e pasurinë e shijes origjinale, ruajtja e natyralitetit të çdo komponenti, perforcimi i unikalitetit të çdo shijeje dhe balancimi i tyre pa komplikime dhe shtesa të panevojshme, është mënyra jonë për të krijuar pjata autentike, me shije të qarta e origjinale. Paleta e shijeve, ngjyrave, aromave shpesh alternohet në një ekuilibër të mrekullueshem në mes tokës dhe detit ku shijet delikate e të balancuara bashkekzistojne në harmoni me ato intensive, plot eksplozione tunduese.

  • Cilesia dhe Respekti!

    Pasioni ynë është cilësia! Elementet kryesore të saj e përbëjnë freskia dhe sezonaliteti me ngjyrat, aromat dhe shijet që natyra na ofron çdo stinë. Çfaredo që zgjedhim ka emërues të përbashkët natyrën dhe respektimin e saj, jo si nje prirje kalimtare, por si një mënyrë jetese e rënjosur thellë në identitetin tonë lokal. Një pjese e madhe perimesh, frutash dhe erëzash kultivohen prej nesh totalisht bio, sepse thjesht janë më të shijshem, kanë më shume vlera ushqyese, dhe sigurisht kanë impakt minimal në mjedisin tonë natyror. Pra, duke filluar me përbërësit më të fresket dhe të pastër sezonal krijojme përdite pjata të veçanta që pasqyrojnë në mënyre të shkëlqyer të gjithë karakteristikat kulinare të zones bregdetare.

  • Freskia Absolute!

    Nuk kemi pothuajse asgjë gati! Të gjitha pergatiten në çast, në minuten kur ju do ta porosisni. Në këtë mënyrë ne sigurojme një freski absolute nga fillimi deri në fund. Natyrisht që kjo është dicka shumë kërkuese dhe i nevojitet kohë shtesë, por ne besojme se rezultati ia vlen përpjekjeve tona. Jemi të bindur se ju do të kuptoni ndryshimin nga kafshata e parë, dhe ska shpërblim më të mirë për ne se sa kënaqësia kur ju do të përjetoni shijet tona. Gjithe stafi përkushtojmë pasion, kreativitet, mund dhe punë të palodhur për të plotësuar dhe madje tejkaluar pritshmëritë tuaja, prandaj jepini vetes kohën që meritoni per të ndjere shijen e kulturën e vërtetë të ushqimit dhe ritualin e gastronomisë sonë mesdhetare.