Argetimi

Krahina e Himarës krahas peizazhit piktoresk të saj është e njohur edhe për jeten intensive të natës.

Gjatë sezonit veror dhe sidomos mbrëmjeve rrugët gjallërohen dhe bulevardi me dyqanet e kafet bregdetare mbushen plot me njerëz të të gjitha moshave. Spileja ka një numër të konsiderueshëm restorantesh dhe tavernash të qeta buzë detit ku mund të provoni nje shumllojshmëri ushqimesh nga kuzhina tradicionale mesdhetare. Ne zonat dhe plazhet e shumta afër qytetit të Himarës vitet e fundit janë hapur një seri disko-klube dhe beach bars të cilat funksionojne nga mëngjesi deri në orët e vona të natës. Aty mund te shijoni ditët dhe mbrëmjet verore duke kërcyer nën tingujt e muzikës tuaj të preferuar deri ne agim.