Aktivitete & Rekreacion

Gjatë pushimeve tuaja në Himarë, ju do të keni mundësin për të zbuluar natyrën e saj të veçantё si dhe mënyra të ndryshme dhe të këndshme për relaksim, rekreacion dhe argëtim. Natyra e bukur dhe e larmishme e Himarës është në gjendje të plotësojë të gjitha tendencat dhe dëshirat duke ofruar një turizëm variabël qoftë të dasharuar pas detit, qoftë malit. Zona ofron një shumëllojshmëri aktivitetevesh per të apasionuarit pas sporteve ujore e motorike dhe shumë aktiviteteve të tjera të mrekullueshme si wind surfing, beach volley, shetitje me biciklete, me varke, etj…si dhe kurse të zhytjes dhe lundrimit me vela. Bota nënujore e virgjër dhe shpellat e shumta detare te Himares jane një parajsë e vërtetë për zhytësit dhe eksploratorët e botës nënujore. Malet Akroqeravne ofrojnë shumë mundësi për ecje, trekking, expedita e aktivitete sportive...po dhe sporte ajrore, sidomos hedhje me parashuta parapende nga Qafa e Llogarasë.