Miresevini!

Miresevini në "Esperia Restaurant", një restorant i veçantë me shijen dhe profumin e detit.

Esperia është i vendosur në këndin më të bukur të portit të Himarës, pranë skelës piktoreske ku ndodhen anijet e peshkimit. Peshku i freskët dhe prodhimet e detit që përdorim zbarkojnë drejtë në pragun e restorantit cdo mëngjes e cdo mbrëmje nga peshkatarët vendas.

Restoranti ynë kombinon kuzhinën e rafinuar, me shije te sofistikuara, në një ambient të bukur e elegant ku mbizotëron ngjyra e bardhe, bluja e detit dhe kafja e ngrohtë e drurit dhe e tokes. Dy verandat e hapura ofrojne një pamje mbresëlënëse mbi detin dhe plazhin e artë të Spilese...

Ju ftojmë te zhyteni në peisazhet, tingujt dhe shijet e Detit Jon dhe bukurine mahnitese të Maleve Akroqeravne. Zbuloni shijet e kenaqesite e shumta të Mesdheut si dhe kulturën tonë gastronomike, nje kulture e cila është lidhur ngushte me territorin tonë historik, traditen fetare dhe mikpritjen autentike.

Shëtitje të mbarë ne faqen tonë dhe shpresojmë t’ju mirepresim së shpejti nga afer edhe këtë verë.